POLITIKE

Shqipëria vendos edhe një tarifë, 2.5 € kush kalon rrugës nga Miloti

Koncesionari i segmentit Thumanë-Kashar projekton që të vjelë nga tarifa e kalimit të rrugës 1 miliard e 307 milion euro për 35 vjet.

Në kontratën e ndryshuar mes qeverisë dhe kompanisë Gener 2, ndërtimi i 20.8 kilometrave rrugë do të bëhet me paratë e firmës koncesionare, ndërsa investimi dhe fitimi i kompanisë do të realizohet nga vendosja e një trau me pagesë për automjetet që do të kalojnë.

Tarifa e kalimit për makinat e thjeshta me 4 vende do të jetë 2.5 euro duke përfshirë TVSH-në.

Kjo do të jetë një nga tarifat më të larta në Europë, ku shoferët do të paguajnë 12 cent për kilometër, ndërsa mesatarja e europiane për autostrada është 7 cent/km.

Autostrada me 4 korsi, do të nisë 150 metra në brendësi të rrugës ekzistuese që lidh Milotin me Thumanën dhe më pas do të vazhdojë e drejtë deri në Fushë-Krujë, nga ku me një kthesë të dyfishtë do t’i afrohet aeroportit të Rinasit dhe një gjurmë tjetër e saj do të lidhet me autostradën Tiranë Durrës në pjesën e Kasharit.

Kompania zotohet që përmes një kredie bankare të financojë vetë ndërtimin e rrugës, e cila do të kushtojë 245 milionë euro dhe të mirëmbajë përgjatë 35 viteve segmentin.

Buxheti i shtetit merr përsipër që të garantojë fluksin e automjeteve që do të kalojnë për 8 vitet e para të operimit, dhe nuk do të paguajë më shumë se 22.8 milionë euro për të gjithë periudhën.

Ndërtimi do të nisë që këtë vit dhe planifikohet të përfundojë në 2024-n, vit në të cilin fillon edhe aplikimi i tarifës.

Sipas studimeve të qeverisë, kostoja fillestare e këtij aksi ishte 169 milionë euro, por në ofertën e pakërkuar që dha Gener 2 vlera u rrit në 245 milionë euro, dhe pas fitimit të tenderit vlera që do të paguante buxheti i shtetit në fund të kontratës arriti në 370 milionë euro, ku përfshihej dhe interesi bankar për kredinë që do të merrte koncesionari.

Në janar të vitit 2019 ministrja Belinda Balluku anuloi kontratën, por në korrik të vitit të shkuar Gjykata Administrative e Apelit urdhëroi ministrinë që të përcjellë për miratim kontratën në Këshillin e Ministrave.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago