LAJME

Shqiptarë të përfshirë në vrasjen e mafiozit grek? Ekzekutorët u paguan 300 mijë euro! Çfarë kapën kamerat e sigurisë

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzekutimi i mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në qendër të Athinës.

Policia beson se ekzekutori/ët janë vrasës me pagesë. Madje ata kanë mbërritur në Greqi nga një vend ballkanik, me gjasa nga Shqipëria. Burime për Top Channel  thonë që kjo vrasje ka kushtuar më shumë se 300.000 euro.

Në jetën e natës së Athinës prej kohësh flitej se po kërkoheshin vrasës për një punë të madhe. Nga mënyra e vrasjes, mënyra sesi ishin lidhur krëhërat e armës, goditja me plumbin e pistoletës në kokë për t”u siguruar se vdiq tregojnë se ekzekutorët mund të kenë qenë vrasës me pagesë “të importuar” nga jashtë.

Vangjelis Zabunis akuzohet për disa nga vrasjet më me bujë në Athinë, sikurse vrasja e Stafankos dhe Grivës, kokat e shantazheve në Greqi; vendosje bombash dhe grabitjen e Panagopulos.

Kamerat kanë mundur të fiksojnë momentin kur 44-vjeçari hyn në makinën e parkuar. Pas sekonda më pas, afrohet makina e autorëve.

Këta të fundit, dalin jashtë dhe qëllojnë dhjetëra herë drejt makinës së Vangjelis Zabunis. I pamëshirshëm në aktin e tij, një nga ekzekutorët hap derën e makinës dhe vazhdon të qëllojë sërish, për të qenë më se i sigurt se Zabunin ka vdekur.

Policia tha se gjeti 97 gëzhoja në vendngjarje dhe se dyshohet që atentatorët të kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë, që u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9 mm.

Zabunis, një eksponent i rëndësishëm i botës së krimit në Greqi, u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ilia Iliu”, në qendër të Athinës. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet i djegur edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezultonte e marrë me qira, ndërsa brenda mjetit ndodheshin edhe armët e përdorura në vrasje.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago