POLITIKE

“Shqiptarët i pret dënim i ashpër”/ Ish-eprori i UÇK-së i kundërpërgjigjet Sheshelit: Provoni me ardhë

Kryekrimineli serb Sheshel, pas situatës që ndodhi në Afganistan, paralajmëroi se edhe nga Kosova do të largohen amerikanët.

“Kur të shkojnë okupatorët, kur shkojnë amerikanët atëherë do ketë vrap të gjithë atyre që shkaktuan terror dhe që kanë vra serbë. Shqiptarët e Kosovës që nuk kanë kryer krime nuk kanë pse frikohen. Të gjithë shqiptarët që duan të jenë qytetarë lojal të Serbisë nuk do kenë telashe, ndërsa ata që bashkëpunuan me okupatorin dhe kryen krime do duhet të ikin se i pret dënim i ashpër”, tha Sheshel.

Ai shtoi se “mund të ndodhë amnisti nëse vjen te vendosja paqësore e Kosovës në kontrollin e pushtetit serb. Okupatori njëherë do duhet të shkojë, a shihni sa kanë harxhuar amerikanët në Afganistan dhe nuk arritën asgjë. Ne vetëm nuk guxojmë asnjëherë të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe një ditë ai territor do vendoset në kontroll të ushtrisë dhe policisë sonë” tha Sheshel, duke shtuar se ai moment nuk është larg.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Përmes një postimi në facebook, Miftari thotë se le ta prvojnë nëse kanë b… me ardhë.

Ai shton se tash është situata ndryshe dhe nuk do të përballen më sikur në vitin 1998-99 me shqiptarët që nuk kishin armatim.

Postimi i plotë:

I besuat vlerësimit të komandant Bunarit a?

O Vojvod edhe mirë bani me provu me ardhë edhe ashtu jemi të pa punë kah rrimë jemi, me provu veten pak a jem ndrysh hiq a jo edhe ashtu shumica jemi Singel😁, vitin 1998-1999 ju luftuat kundër 12.000 mijë fshatarëve e qytetarëve tanë 99% civil të paarmatosur dhe armatosur shumë dobët, tani puna është ma ndryshe veç a kini b.. me ardhë se!

Në Prill-maj 1998 kur erdha vullnetar në UÇK nga Gjermania, isha me një kushëri temin të afërt dhe me 17 shokë tjerë të pa njohshëm, sot kaq edhe ma shumë kam veç djem e nipa të mijë të gatshëm për luftë në çdo kohë kurdo qoftë që na thërret vendi i jonë Kosova.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago