Shqiptarët në Turqi kërkojnë shtetësi kosovare

Shqiptarët që janë lindur e rritur në Turqi nuk e harrojnë prejardhjen e tyre.

Në kuadër të “Ditëve të kulturës shqiptare” gjatë dhjetorit atje janë mbajtur organizime kulturore dhe sportive.

Pos këngëve për Kosovën, këta shqiptarë, familjet e të cilëve kanë migruar para shumë dekadash, dinë edhe të hedhin valle kosovare.

Qamil Bytyqi që e koordinon punën e Qendrës Kulturore të Kosovës thotë se me to po ngritët vetëdija për identitetin kombëtar tek shqiptarët e Turqisë.