FOTO&VIDEO

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, është shtruar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Ai shfaqi kollë të fortë ditën e djeshme dhe u konsultua me një mjek privat, i cili i rekomandoi të bëjë kontrolle të detajuara në spital. Pasi u informua për gjendjen e tij, ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, urdhëroi që të dërgohej një ambulancë për ta transportuar në spitalin e Artës ku po i nënshtrohet analizave të plota. Gjendja e tij, sipas mjekëve, nuk paraqet shqetësim serioz.

Sipas informacioneve, për aktin e tij heroik Levian Goga do të nderohet me dhënien e nënshtetësisë greke, raportojnë mediat greke. 

Kush është “Leo i fshatit”, emigranti që u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijë

Goga, ose “Leo” siç e thërrasin të gjithë në fshatin Neohori të Artës, nuk është as zjarrfikës, as ndonjë person që kërkon vëmendje mediatike. Nuk kërkoi asgjë, nuk priti as një “faleminderit”. Portali grek protothema.gr arriti ta kontaktojë me telefon të enjten e kaluar, teksa ai priste radhën në urgjencën e spitalit të Artës, i plagosur në këmbë nga përpjekja e madhe për të shpëtuar fëmijët.

Megjithatë, në telefon ai nuk foli për veten apo për plagën. Foli vetëm për ta.

“Fëmijët. Vetëm ata kam në mendje”, ishte fjalia e parë që tha.

Goga Levian është emigrant nga Berati. Ka ardhur në Greqi 24 vite më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Kishte mbaruar shkollën e mesme dhe dëgjonte që “në Greqi jetohet mirë”. Pa e ditur çfarë e priste, kaloi kufirin dhe mbërriti në Athinë. Aty punoi çdo punë të mundshme pa siguri, pa qëndrueshmëri, pa u ankuar kurrë. Luftoi. U përpoq. Dhe me durimin e karakteristik të njerëzve të thjeshtë, ndërtoi jetën nga e para.

Pesë vitet e fundit jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 10 dhe 6 vjeç. Gruaja e tij është rritur në Greqi dhe janë njohur përmes një krushqie – “kunati na njohu”, thotë me buzëqeshje. Jeta e tyre është e thjeshtë, e zakonshme. Deri pasditen e së mërkurës.

“Isha në kafene. Erdhi një fëmijë me motor dhe bërtiste ‘ndihmë, po mbyten dy fëmijë në lumë!’ Pa menduar, vrapova. Mora makinën dhe shkova në vendngjarje. U futa mes kallamave, kërkova – nuk shihja gjë. Hipëm në një varkë bashkë me disa të tjerë. U hodha një herë – asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u futa më poshtë, rreth tetë metra. Aty e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizur, me fytyrë të nxirë, duar dhe këmbë të hapura. Si i vdekur. E kapa, e nxorra jashtë me zor. Pastaj dëgjova që kishin gjetur edhe të dytin. U hodha prapë, dy e tri herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxorra, i dilte gjak nga hunda dhe goja. U tremba”, rrëfen ai me zë të ngjirur.

Nuk i njihte fëmijët. Nuk kishte asnjë detyrim të ndërhynte. Askush nuk e kishte caktuar si shpëtimtar. Por u hodh në ujë sikur të ishin fëmijët e tij. “Njëri ishte në moshën e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë kombësie apo feje kanë. Edhe unë jam i huaj, por jam njeri. Bëra atë që do bënte çdo prind. Vetëm fëmijët kam në mendje”, thotë dhe ndalet.

Zëri i dridhet.

Shikimi i tij nuk kërkon vlerësim. Nuk kërkon kamera, as intervista.

“Uroj të mbijetojnë. Të zgjohen. Të bëjnë jetën e tyre. Do ishte mëkat. Tani fëmijët e mi qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…”, na tha pak para se të mbyllte telefonatën, ende duke pritur në radhë.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

3 orë ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

3 orë ago

Trump ia ndaloi Izraelit vrasjen e udhëheqësit iranian Khamenei

Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian…

7 orë ago

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…

10 orë ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

15 orë ago

Berisha krah Izraelit, thotë se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…

16 orë ago