LAJME

Shqiptari që çoi në këmbë Vatikanin ishte figurë e njohur për Policinë – Në media sociale postonte lutje

Erjol Nako, 39 vjeç, shqiptari që çau postbllokun e Policisë pranë Vatikanit ditën e djeshme ka një histori lëndimesh, droge dhe abuzimi në familje.

Sipas mediave vendase, Nako ishte nën efektin e drogës ndërkohë që bënte manovra të rrezikshme në rrugët e Romës. Ai momentalisht po ruhet në spital nga ekipet Uopi, të krijuara nga policia pas sulmeve në Paris, Nice dhe Berlin

Si për ironi, në faqen e tij në Facebook është një imazh engjëlli, i cili konsiderohet si mbrojtësi i policëve. Dhe, ishin ata që e terhoqën atë nga kabina e BMW-së gri që po ngiste.

Në mediat italiane shkruhet se 39-vjeçari shqiptar, Erjol Nako, nuk ishte emër i panjohur për policinë atje, pasi ai kishte histori droge, lëndimesh dhe abuzime në familje.

Për fajin e tij, alarmi kundër terrorizmit ra në të gjithë zonën e Vatikanit.

Në një moment Nako, në gjendje konfuze, nën efektin e drogës, ka hedhur celularin, madje edhe portofolin me dokumente personale nga makina, si një përpjekje për t’u mos identifikuar.

Ajo që e shtyu atë të bëntë këtë çmenduri në Vatikan është ende mister.

Gjithashtu në rrjetet sociale të tij nuk mungojnë referenca për lutje dhe muzikën e shenjtë, si dhe për Romën, por për momentin nuk ka elemente që të mund të thuhet se ai donte të kryente një sulm të pamatur.

Deri tani, autoritetet italiane nuk kanë gjetur asnjë lidhje të 39-vjeçarit me qarqet ekstremiste në të shkuarën e tij.

Gjatë kohës kur policia pikasi shqiptarin, efektivët karabinierë i janë vënë pas dhe kanë arritur ta kapin në ritëm automjetin tip BMW që drejtonte.

Mirëpo, shqiptari, nuk i është bindur urdhrit për t’u ndalur.

Gjatë rrugës madje, ai ka përfituar nga rasti që të hedhë nga dritarja një portofol dhe një orë.

Më pas, një makinë tjetër policie është vendosur në mes të rrugës për ta bllokuar avancimin e shqiptarit më tej. Një e shtënë është dëgjuar më pas në Romë, pas përpjekjeve të efektivëve për t’i çarë një nga gomat, në mënyrë që automjeti të ndalonte.

Vetëm në këtë çast, shqiptari ka goditur mjetin e Policisë të vendosur kryq në rrugë, duke bërë që edhe makina të fikej e ai të kapej.

Në bordin e makinës, e sekuestruar dhe analizuar nga policia shkencore dhe karabinierët, nuk u gjetën armë apo objekte sulmuese. Nako fillimisht u dërgua në zyrat e komisariatit të Borgos dhe më pas në spital. Dy policë, të cilët mbetën të plagosur gjatë përplasjejes, u trajtuan dhe më pas u liruan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago