Një shqiptar në Itali akuzohet se ka qëlluar 6 herë me pistoletë një shtetas tunizian.
Mediat italiane shkruajnë se arsyeja ka qenë një borxh që tuniziani i ka pasur shqiptarit dhe se ai është arratisur.
Mësohet se autori ka shkuar drejt shtëpisë së viktimës për të zgjidhur konfliktin, por në tensione e sipër shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar 6 herë tunizianin. Ai është plagosur në këmbë.
Autoritetet italiane janë duke punuar për kapjen e autorit.