Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në 34 vjetorin e themelimit të LDK-së, ka bërë të ditur se shtatorja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova është drejt përfundimit.
Kjo shtator do të vendoset në qytetin e Pejës pikërisht më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës.
“Shtatorja e Presidentit Rugova, po bëhet gati për qytetin e bukur të Pejës. Sonte, në 34 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, vizituam skulptorin e mirënjohur Gëzim Muriqi në studion e tij këtu në Prishtinë. Aty nga afër pamë punën e madhe artistike që po bënte Gëzimi në përfundimin e skulpturës së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
Na tregoj për përgjegjësinë që bart e ndjenë në këtë përfundim. Gëzimi, si mjeshtër që është, ishte i holluar në secilin detaj me kujdesin më të veçantë prej skulptori. Kjo është skulptura e tretë që mjeshtri Muriqi bën për Ibrahim Rugovën. Dy të tjerat janë vendosur tashmë në Malaj të Rugovës dhe në Istog. Me Gazin ndërsa, po provojmë që kjo shtatore të vendoset në ditë të pavarësisë së Republikës”, shkruan Abdixhiku.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…