LAJME

“Shtëpia te Selvia”, rikthimi i Anisa Markarian në një libër të ri si dedikim i ndjerë për prindërit

Aktorja e skenaristja Anisa Markarian është rikthyer në atdhe për të prezantuar një tjetër rrëfim në jetën e saj në Tiranën e viteve ’60. E ka promovuar fillimisht në qytetin e Durrësit, por do të rrugëtojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për të takuar lexuesin e saj.

Nën interpretimin e miqve, kolegëve, personazheve të kinematografisë, teatrit apo edhe vetë qytetit të Durrësit. Kështu ka zgjedhur që ta prezantojë librin e saj më të ri, Anisa Markarian.

Përmbledhja me tregime “Shtëpia te Selvia” është një dedikim për prindërit, zbulon Markariani në një intervistë për A2 CNN.
“Libri i kushtohet dy prindërve, një homazh dhe falënderim shumë i madh, sepse unë jam ajo që kanë qenë ato, dhe veçanërisht historia e tim ati ka ndikuar shumë në formimin dhe personin që unë jam, duke i ngarkuar vetes detyra që askush nuk m’i kërkonte”, rrëfen ndër të tjerat Markarian.

“Shtëpia te Selvia” risjell Tiranën e vitet ‘60, me ngjarje që shkojnë deri në vitet ’80 të Shqipërisë së mbyllur, por për të cilën autorja është nostalgjike.

Anisa Markarian ka zgjedhur që ta prezantojë këtë vepër jo vetëm me anë të leximit artistik, por edhe përmes imazheve që lidhen me jetën e saj, me jetën e një Shqipërie dikur.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago