KRYESORE

Shtetet e Bashkuara miratuan një test që ofron rezultate në 5 minuta për Covid-19

Autoritetet amerikane u kanë dhënë dritën e gjelbër në orët e fundit një test për të diagnostikuar COVID-19, të prodhuar nga kompania farmaceutike Abbott, e cila ofron rezultate në 5 minuta.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) e autorizoi këtë test mbrëmë për përdorim urgjent.

Nga ana e tij, Abbot tha në një deklaratë se testi mund të ofrojë rezultate pozitive në pesë minuta, dhe rezultate negative në 13.

Kompania farmaceutike shtoi se testet do të jenë në dispozicion javën e ardhshme për qendrat e përcaktuara shëndetësore në vend, dhe se planifikon të dërgojë 50,000 teste çdo ditë në sistemin shëndetësor të vendit. Kompania gjithashtu pret që të prodhojë rreth pesë milionë teste në muaj.

Testet janë të lëvizshme dhe mund të bëhen jashtë spitaleve.

“Pandemia e COVID-19 do të luftohet nga fronte të shumëfishta, dhe një test molekular i lëvizshëm që jep rezultate në minuta, shton një gamë të gjerë zgjidhjesh diagnostikuese të nevojshme për të luftuar virusin”, tha presidenti Abott, Robert Ford. Këtë të premte, vendi, i cili ka numrin më të madh të infeksioneve në të gjithë botën, kaloi pengesën e 100,000 rasteve të zbuluara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago