POLITIKE

Shtetet e QUINT-it “refuzojnë” Kurtin dhe Mustafën, ky është reagimi i VV-së

Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në faqen zyrtare të Vetëvendosjes ishte lëshuar një njoftim ku thuhej se palët ishin pajtuar që të takohen të martën, ndërkohë ishte thënë se në takim do të merrnin pjesë edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Një njoftim i tillë kishte ngjallur reagime të shumta. Pjesëmarrja e shteteve të QUINT-it shihej si ndërhyrje në negociata.

Një gjë e tillë është mohuar edhe nga vetë shtete e QUINT-it sot, duke thënë se nuk ndërhyjnë dhe nuk përkrahin asnjërën palë në çështjen e arrtitjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Ndërkohë ka reaguar edhe Erzen Vraniqi nga Sekretariati për Media nga Vetëvendosje, duke thënë se Kurti e Mustafa ishin pajtuar mbrëmjen e së hënës që në takimin e sotëm të ftonin edhe ambasadorët e QUINT-it dhe Apostolovën.

Vraniqi ka thënë se nuk është menduar që ata të ftohen për të ndërmjetësuar në diskutimet për koalicion për si lehtësues eventual.

“Në fund të takimit të mbrëmshëm ndërmjet LVV dhe LDK, kishte dakordim që sot ose nesër të ftohen në takim edhe ambasadorët e Quintit si dhe Shefja e Misonit të BE-së në Kosovë. Kjo është konfirmuar edhe në komunikimin me tekst që ka pasur kryetari i LVV Kurti me kryetarin e LDK Mustafa mbrëmë në ora 19:30″.

“Kjo është bërë me qëllim të heqjes së çfarëdo dyshimi tek ambasadorët mbi pajtimin e dy palëve për pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimin e sotëm. Ata nuk janë menduar asnjëherë si ndërmjetësues por vetëm si ndihmues eventualë për çfarë vetë e kanë shprehur gatishmërinë”, ka shkruar Vraniqi.

Takimi i radhës Kurti-Mustafa pritet të mbahet sot, ndërkohë mbetet të shihet se a do të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT-it dhe Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago