𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐮𝐫𝐚𝐭𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐍𝐚𝐠𝐚𝐯𝐜𝐢 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐫𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞
Në vazhdën e politikave publike që synojnë zvogëlimin e hendekut në mes të kërkesave të tregut të punës dhe edukimit, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Arbërie Nagavci kanë nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.5 – Trajnimi dhe Punësimi në TI i Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Në bazë të këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, maturantëve të shkollave të mesme do të u ndahen 2,000 kuponë me vlerë deri në 600 Euro për të ndjekur kurse të Teknologjisë Informative.
Kriter kryesor për përfitim nga kjo masë do të jetë suksesi i lartë i nxënësit i treguar përgjatë studimeve.
Kjo nismë vjen si rezultat i kërkesës së tregut për profesionistë të fushës së Teknologjisë Informative, që po rritet paralelisht me zhvillimin e hovshëm e të vazhdueshëm teknologjik. Andaj, angazhimi i përbashkët i të dy Ministrive drejt mbështetjes së aftësimit të të rinjve mbetet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
MFPT dhe MASHTI, në linjë me programin Qeverisës, mbesin të përkushtuar në rritjen dhe promovimin e mundësive për trajnim profesional dhe punësim tek të rinjtë.