“Interfax Ukraine” raporton se Turqia me shumë mundësi do të jetë vendi ku Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të takohen për negociatat e paqes.
Presidenti turk Reccep Taip Erdogan ka telefonuar dy krerët e shteteve të premten “ka konfirmuar nga ana e tij se ata janë gati të organizojnë një takim në të ardhmen e afërt”, tha negociatori David Arakhamia.
Sipas Reuters, negociatat e ditëve të fundit kanë qenë të vështira, me Kremlinin që thotë se një nga qëllimet e operacionit ushtarak në Ukrainë është pavarësia e Donetskut dhe Luhanskut brenda kufijve të negociuar në vitin 2014.