BREAKING NEWS

Shuhet gazetari Artur Zheji

Gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Artur Zheji ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, ka mësuar Albanian Post.

Rreth orës 16:00, ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka ndërhyrë pranë Restaurant Layos, në rrugën Butrinti, për t’i ardhur në ndihmë gazetarit.

Burimet mjekësore bëjnë me dije se i ndjeri kishte probleme shëndetësore dhe vuante nga diabeti.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ai ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.

Pjesa më e madhe e brezit të ri e njihte Artur Zhejin si një nga gazetarët dhe analistët më në zë të ekranit shqiptar, i cili në çdo studio televizive spikaste për opinionet e tij.

Ndërkohë fillimet e Artur Zhejit datojnë me artin, lidhja me të cilin pa dyshim ka qenë nëna e tij, aktorja e mirënjohur Besa Imami.

Artur Zheji u diplomua për regjizurë në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare.

Teksa diplomohej, ne skenën e Teatrit Kombërar u vu në skenë drama e tij “Raimonda”, e cila u interpretua nga emra të mëdhenj të skenës.

Më pas karriera e tij mori një drejtim tjetër, u largua drejt Italisë ku qëndroi për rreth 10 vite dhe punoi në një nga radiot më të mëdha italiane “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit.

Pas kësaj eksperience të vyer analisti u rikthye në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij në gazetari dhe publicistikë, ku shpalosi artin e tij të fjalës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago