Shuhet në moshën 81-vjeçare regjisori i mirënjohur, Vladimir Prifti.
Kinematografia shqiptare ka humbur një nga figurat më të shquara të saj. Vladimir Prifti shënoi përjetësinë me filma të suksesshëm si “Udha e shkronjave”, “Kush vdes në këmbë” e “Flutura në kabinën time”.
Regjisori ka nja kontribut të çmuar edhe si skenarist, në produksione si “Era e ngrohtë e thellësive” apo “Kush vdes në këmbë”, në të cilët ishte edhe regjisor.
Vladimir Prifti lindi në Tiranë, me 1 Qershor të vitit 1942. U diplomua në shkollën e lartë për aktorë, ‘Aleksandër Moisiu’. Më pas u emërua aktor në Teatrin Popullor. Luajti disa role dytësore atje. Spikati me Kogon te drama «Fytyra e dytë» e Dritëro Agollit (1968).
Pas disa përvojave si asistent regjisor në këtë teatër, në vitin 1974 filloi punë si regjisor pranë TVSH-së. Prej këtej e ka zanafillën edhe pasioni i tij për filmin.
Karrierën e nisi me dramatizimin e romanit të Ismail Kadaresë, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ (1976). Më pas vijoi me filmin ‘Kur hidheshin themelet’ në vitin 1978, sipas dramës së KoIë Jakovës, ‘Lulet e Shegës’.
Vladimir Prifti ka realizuar edhe mjaft dokumentarë në vitet 2000-2004, si: “Skënderbeu”, “Të bekuarit” “Legjenda e baltës”, “Rruga Egnatia”, “Butrinti”.
Për punën e tij të çmuar artistike Vladimir Prifti është nderuar me disa çmime, një ndër to. “Artist i merituar”.
Homazhet familjare do të mbahen të henën, ndërkoh që kineasti do të përcillet për në banesen e fundit ditën e martë
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…