KRYESORE

Si arritën SHBA-ja dhe Izraeli të vrisnin Khamenein? Kamerat e hakeruara, telefonat e ‘zënë’ dhe burimi vendimtar i CIA-s që e njihte Teheranin si Jeruzalemin

Ali Khamenei u godit në momentin kur mendonte se ishte më i sigurt. Sipas një versioni të ngjarjes së publikuar nga Financial Times, Izraeli dhe SHBA e eliminuan liderin suprem iranian me një operacion ku teknologjia dhe faktori njerëzor u ndërthurën në sekondat vendimtare.

Sipas burimeve të gazetës britanike, njësia izraelite 8200 kishte kohë që kishte hakuar kamerat e trafikut në Teheran. Përmes tyre monitoronte hyrje-daljet në kompleksin e madh ku ndodhej qendra e komandës dhe ku qëndronte Khamenei. U rindërtuan lëvizjet e gjeneralëve, oraret, rutina e përditshme. “E njohim Teheranin si Jerusalemin”, citohet të kenë thënë burime izraelite.

U prit momenti i duhur: një seri mbledhjesh me drejtuesit kryesorë të regjimit. Paralelisht, u ndërhy edhe në rrjetin telefonik. Telefonat rezultonin vazhdimisht “të zënë”, duke vështirësuar komunikimin e aparateve të sigurisë. Edhe pse një sulm ishte i pritshëm, alarmi nuk funksionoi.

Goditja përfundimtare, sipas këtij versioni, erdhi nga një burim i drejtpërdrejtë i CIA-s. Ai konfirmoi se Khamenei ndodhej në qendrën e komandës dhe se nuk kishte zbritur në bunkerin më të thellë. Në atë moment, avionët izraelitë F-15 lëshuan 30 raketa Black Sparrow me rreze deri në 2 mijë kilometra. Një breshëri që shkatërroi një pjesë të kompleksit qeveritar dhe vrau Khamenein, bashkëpunëtorët dhe rojet e tij.

Financial Times kujton se ky operacion është kulmi i një fushate të gjatë infiltrimi që daton nga fillimi i viteve 2000, e konceptuar nga ish-shefi i Mossadit, Meir Dagan, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Ariel Sharon. Për vite me radhë, agjentët izraelitë rekrutuan burime lokale, organizuan sabotime, atentate ndaj shkencëtarëve dhe madje vodhën arkivin bërthamor iranian.

Sipas medias arabe Al Arabiya, kjo “ushtri e padukshme” mund të jetë rikthyer në veprim paralelisht me bombardimet ajrore. Ndërkohë, duoja  Donald Trump–Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar valë të re sulmesh, që mund të përfshijnë edhe qeliza të armatosura brenda Iranit.

Megjithatë, në kohë lufte, versionet e ngjarjeve shpesh përzihen me propagandën. Siç ndodhi edhe me vrasjen e Ismail Haniyeh në Teheran në korrik 2024, ku qarkulluan disa skenarë e versione për mënyrën e eliminimit. Edhe këtë herë, prapaskenat e vërteta mund të mbeten të mjegullta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago