Hashim Thaci, Prime Minister of the Republic of Kosovo, arrives for a news conference at the Foreign Correspondents' Club of Japan in Tokyo, Japan, April 14, 2014. Photo by Haruyoshi Yamaguchi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte ai që dje dha lajmin e gëzuar për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës.
Mirëpo, kjo po del të jetë gënjeshtër. Pasi që lajmi u dha pa pasur notë verbale të njohjes.
Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith reagoi mëngjesin e sotëm në Twitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.
“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo duke iu përgjigjur presidentit Hashim Thaçi.
Pre e kësaj kurthe ranë edhe shumë liderë të Kosovës.
Ishte, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që reagoi menjëherë duke falënderuar kryeministrin e Xhamajkës, Andreë Holness, kryetarin e Kuvendit të Xhamajkës, Pearnel Charles dhe kongresistin amerikan Eliot Engel.
“Faleminderit kryeministrit Holness, kryetarit të Kuvendit Charles, për njohjen e Kosovës. Pa dyshuar aspak, vendimi i juaj është vendim i duhur. “Zoti i bekoftë dy shtetet tona”, ka shkruar Osmani.
Pas saj reagoi edhe ministri i MPJ-së, Glauk Konjufca i cili poashtu kishte fjalë të mira për shtetin e Xhamajkës, duke shprehur mirënjohjet më të larta.
“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, kishte shkruar Konjufca.
Pre e këtij lajmi ra edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai madje i mori edhe meritat për njohjen e Xhamajkës duke shkruar një fillimi i mbarë për qeverinë e re.
“Një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe një pjesë e rëndësishme e Kombeve të Komonuelthit njohën zyrtarisht Republikën e Kosova. Një fillim i mbarë i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re. Dua të falënderoj njerëzit dhe qeverinë e Xhamajkës si dhe kryeministrin, Andreë Holness. Mezi pres që të bashkëpunojmë dhe t’i tregojmë mirënjohjen e Kosovës në çdo mundësi të ardhshme”. kishte shkruar Kurti.
Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…
Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen pa precedent me shkëmbime goditjesh dhe goditjesh brenda…
Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel…
Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…