Ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi, pak orë para se të gjendej i vdekur, në fshatin Zahaq të Pejës, i kishte dalë në mbrojtje nënkryetarit të organizatës së veteranëve, Nasim Haradinaj, që e quajti tradhtar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në një intervistë në Televizionin T7.
Policia e Kosovës ka njoftuar se fillimisht viktima është vrarë, derisa më vonë trupi i tij është djegur së bashku me veturën, raporton Gazeta Express.
Mirëpo, pak orë para se policia të gjente veturën e djegur të Qerim Kelmendit, ky i fundit përmes dy shkrimeve në rrjete sociale i kishte dalë në krah, nënkryetarit të organizatës së veteranëve të luftës, Nasim Haradinajt, që në një intervistë në Televizionin T7, e quajti tradhtar ish-presidentin Ibrahim Rugova.