Si mbeti me veturë përmes shtyllave të rrëzuara elektrike? – rrëfen banori i Prizrenit

Një banor i lagjes Ortakoll të Prizrenit, sot ka pësuar një aksident si pasojë e erërave të forta.

Në rrëfimin e tij për Klan Kosovën, dhe pamjeve të dërguara, ai ka thënë se për shkak të kushteve atmosferike, shtyllat elektrike janë rrëzuar mbi veturën të cilën ai po ngiste.

”Shtyllat gjithmonë kanë qenë të lakuara, paratë gjithnjë vinë i marrin për energji elektrike, e shërbimi nuk është askund hiç”, është shprehur ai.

Në kohën kur vetura e tij ngeci përmes shtyllave dhe telave të rrymës në rrugën ”Emin Abazi”, ai ishte duke shkuar në punë.

Për rastin ai shton se është njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe KEDS-i.