Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa të lënduar dhe me dy nga grabitësit e arrestuar.
Një ngjarje e denjë për një skenë filmi aksion ka ndodhur në Brazil. Katër persona të armatosur deri në “dhëmbë” kanë marrë peng në shtëpinë e tij drejtorin e një banke dhe më pas e kanë çuar atë në degën e bankës për të grabitur.
Policia arriti të reagojë në kohë dhe ka bërë të mundur deri tani të vërë në pranga dy nga autorët. Mediat në Brazil shkruajnë se ngjarja nisi në mbrëmjen e së enjtes ku katër personat e armatosur shkuan në shtëpinë e drejtorit të bankës. Ata e lidhën atë, i vendosën një bombë në gjoks dhe e çuan me forcë në degën e bankës, së bashku me një tjetër drejtues, një punonjëse dhe dy roje.
Plani dështoi pasi pastruesja arriti të arratisej nga banka lajmëroi policinë. Brenda pak minutash, policia arriti të arrestonte dy nga grabitësit, ndërsa dy të tjerë u arratisen.
Një video është bërë virale në internet e momentit kur një efektiv policia tenton të qetësojë drejtorin e bankës, i cili është ende me bombën e vendosur në gjoks
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa të lënduar dhe me dy nga grabitësit e arrestuar.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…