FOTO&VIDEO

Statuja ‘provokuese’ e sirenës në fshatin e peshkatarëve, që ka ndezur polemika të forta në Itali

Statuja e një sirene me forma deri diku të ekzagjeruara, që po vendoset nga autoritetet në një fshat peshkatarësh në rajonin juglindor italian pranë Puglias, ka shkaktuar polemika në komunitet duke u etiketuar “tepër provokative”.

Zyrtarët thonë se statuja është krijuar nga një prej studentëve të shkollës së artit Luigi Rosso në Monopoli, para se të vendosej në sheshin e titulluar sipas shkencëtares Rita Levi-Montalcini.

Sipas mediave italiane, vepra që ende nuk është inauguruar, është bërë objekt talljesh e kritikash të ashpra online, nga fotot e marra gjatë punës së instalimit.

Aktorja nga Bari, Tiziana Schiavarelli shkruante në Facebook se miqtë e saj në Monopoli “me të drjetë kishin shprehur rezervat e tyre për këtë ‘monument’”.

“Duket si një sirenë me dy gjinj silikoni dhe të pasme të mëdha që nuk më shkonte mendja të shikoja ndonjëherë në një sirenë”, komentonte Schiavarelli.

Adolfo Marciano, kreu i shkollës së artit Luigi Rosso mbronte statujën duke thënë se është një “homazh ndaj shumicës së grave që sot janë me tipare të mbushura”. Marciano tha se nuk donte të gjykonte frymëzimin e studentëve për krijimin “por e pranonte si realitet”.

“Kur sheh në TV modele që janë shumë të dobëta, kjo mund të jetë një homazh për gratë me trup të mbushur”, thotë Marciano.

Statuja në fjalë edhe nga vetë banorët e zonës shihet si tejet provokuese, pasi aty pranë ndodhet edhe një kënd lojërash për fëmijë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

6 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

16 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

22 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago