LAJME

Si nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Prishtinë?

Mbrëmë në Kolovicë të Prishtinës është vrarë një 30 vjeçar pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Viktima është Egzon Haziri nga Podujeva. Ai ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit. 48 vjeçarja Zejnie Gashifatkeqësisht nuk arriti t’i përballoj plagët dhe ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë. Insajderi sjell detaje të hollësishme se si nisi konflikti.

Dje rreth orës 13:00 të ditës u raportua për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kolovicë”. Burimet të Gazetaës Insajderi thanë se aty ka nisur konflikti mes Fitim Dodës i njohur me nofkën “Cuci” dhe Naim Berishës.

Konflikti i tyre nuk mbaroi këtu. Banorët e lagjes “Kolovica” u trazuan edhe njëherë në mbrëmje. Rreth orës 22:00 u dëgjun përsëri të shtëna.

Gazeta Insajderi ka mësuar se dy vëllezërit Naim Berisha dhe Ahmet Berisha i kanë dal në prit Fitim Dodës për t’iu hakmarrë pas incidentit që kishte ndodhur në mesditë.

Në momentin kur ka ndodhur sulmi bashkë me Fitim Dodën në makinë ka qenë edhe katër persona të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe viktima Egzon Haziri i cili nga plagët e marra nga plumbat ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, krejt kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.

Policia e Kosovës iu është vënë nga mbrapa dy personave që dyshohen për vrasjen e 30 vjeçarit nga Podujeva.

Gazeta Insajderi mëson se emrat e tyre janë Naim Berisha dhe Ahmet Berisha nga Kolovica. Burimet tregojnë se të dy vëllezërit janë problematik dhe të njohur për organet e rendit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar se sipas hetimeve preliminare bëhet fjalë për një person të vrarë dhe tre tjerë të plagosur. Sipas saj, gjendja e njërit nga personat e plagosur është e rëndë.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen me të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale”, tha ajo.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

6 orë ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

6 orë ago

Trump ia ndaloi Izraelit vrasjen e udhëheqësit iranian Khamenei

Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian…

9 orë ago

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…

13 orë ago

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

15 orë ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

18 orë ago