LAJME

Si nuk u lodhën me idiotësitë se gjuha shqipe qenka “barku” i gjuhëve botërore

Nga Josif Papagjoni

Po si nuk u lodhën xhanëm me idiotësitë mbi gjuhën shqipe si “barku” i gjuhëve botërore, matka prej nga marrin kuptim fjalët e gjuhëve të tjera, nga greqishtja, italishtja, gjermanishtja e anglishtja dhe gjer te rusishtja.

Dalin në televizor gjithfarë trushkulurish, që prezandohen madje si studiues dhe shkencëtar të shquar. O pikë e zezë! Një shfaqje të tillë të budallallëkut të hapur, pa e strukur kokën asfare, por duke u krekosur dhe hequr si njerëzit e dijshëm që po i japin shqipes lavdinë e mohuar, e pash sot mbasdite në televizion.

Qenka një emision “Rrënjët tona”. Del aty një gazetar me një gjuhë të rëndë dialektale dhe prezanton një “akademik”, një studiues që e paskesh shkrirë jetën për lavdinë e shqipes dhe gjetjen e rrënjëve të saj nga gjuha shumere. Dhe të dy krijuan një koncert komik të jashtëzakonshëm, një kuplet e burlesk që edhe të bën të shkulesh gazit dhe mos ta marrësh seriozisht, por edhe të hipin nervat me nivelin e këtij televizioni.

Dhe po sjell ca shpjegime “brilante” të fjalëve që vikan nga shqipja e hershme. Palestinezët vjen nga shqipja Palasa e Himarës, thoshte njëri, fjala “shua” dmth u shua, fjala Urban dmth urë-bën, se qytetet janë buzë lumenjëve dhe bëjnë ura, nga fjala shqipe urë na vjen dhe Europa.
Po emri Aristotel? Aristotel, shpjegonte ky “profesor” që sigurisht jetonte me hënën, vinte nga fjala shqipe Ar (maja e shigjetës, dmth ishte i tëri ar), Artemisa nga Ari te mishi (dmth shigjeta te mishi), ndërsa fjala Car, domethënë ar safi. Gjermanishtja na paskesh 30% të fjalëve shqip, anglishtja nja 40-50%, lëre greqishtja e italishtja.

Bile dhe fjala italiane “sera” na vika nga shqipja “sa u err”, lëre pastaj fjala ruse “çornij” nga shqipja e paster “ç’u err”, dmth ç’na u bë natë”. Ha, ha, ha, çfarë hajgare! Dhe idiotësia shkonte më tej, emri Eskil vinte nga shqipja “është ky ylli”, duke mbërritur kulmin se profeti Muhamet na paskesh qenë nga Shqipëria, sikundër edhe Krishti po nga Shqipëria na paskesh qenë (sipas Sazan Gurit).

Duo më të mrekullueshme se sa profesor Lirim Muhaj me moderatorin e emisionit “Rrënjët Tona”, që s’ia mora dot vesh emrin, s’kisha parë kurrë…
Mirëpo le t’i lëmë në shenjtërinë e tyre ata të dy dhe dyqind të tjerë, që e bëjnë detin kos. E keqja është se kjo marrëzi derdhet edhe nga disa pena dhe emra që kanë gjithsesi dimension akademik, pa ua përmendur emrat se me vjen turp.
Një sëmundje e tillë foshnjore, shfaqje e një inferioriteti bërtitës që merr pozat e “kombit të madh”, e “popullit formues” dhe e “gjuhës matkë të gjuhëve të botës”, se gjuhët dhe kombet e tjerë na kanë grabitur lavdinë dhe madhështine historike te shqiptareve, është një sëmundje foshnjore primitive që duhet ndaluar. Ju lutem, le t’i shkruajnë broçkullat e tyre nëpër fletushka, fb dhe libra të botuar me paret e pensionit të tyre për të ngopur deliret idiote, por jo në një ekran televiziv që diç pretendon de, që e quan veten madje serioz, dijeformues, bashkëkohor… Televizioni eshte pushtet dijeformues, jo nje molloisje bythe rrapit me ca raki e qofte per te pire e ngrene.

Më vjen keq që s’e lash ndjeshmërinë time në gallatën që përjetoja tek i dëgjoja ata dy linguistë prej… Më ndjeni, ua harrova katundet nga qene!…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago