FOTO&VIDEO

Si pasojë, humbën jetën tre persona, momenti kur rrufeja goditi afër Shtëpisë së Bardhë në Washington

Tre persona gjetën vdekjen dhe një tjetër u plagos rëndë nga një goditje rrufeje pranë Shtëpisë së Bardhë të enjten në mbrëmje, kanë thënë zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve të Uashington DC.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata u gjetën afërsisht 30 metra larg nga statuja e Andrew Jackson në sheshin Lafayette afër orës 19:00.

Vito Maggiolo, një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve dhe EMS të DC, tha të enjten mbrëma se oficerët e Shërbimit Sekret dhe Policia e Parkut të Shteteve të Bashkuara “ishin dëshmitarë të goditjes së rrufesë dhe menjëherë filluan t’u japin ndihmë katër viktimave.

“Ne ishim në gjendje t’i trajtonim dhe transportonim me shpejtësi ata katër individë në spitalet e zonës”, tha Maggiolo në konferencën për shtyp në orën 20:30. te enjten.

Maggiolo tha se beson se pacientët kishin qëndruar pranë një peme kur rrufeja goditi.

Dy viktimat që vdiqën janë identifikuar si 76-vjeçari James Mueller dhe 75-vjeçarja Donna Mueller, një çift nga Janesville, Wisconsin, ka thënë për Business Insider, Departamenti i Policisë Metropolitane të DC.

Ky departament më vonë konfirmoi se një person i tretë ka vdekur pas incidentit, një mashkull 29-vjeçar.

Maggiolo u tha gazetarëve se kur bubullimat dhe vetëtimat janë të pranishme, është më mirë të qëndroni larg pemëve dhe të futeni brenda.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin kur godet rrufeja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

21 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

1 ditë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 ditë ago