LAJME

Si skenë filmi/ 8 “komando” grabisin furgonin me para në Itali, shkëmbim zjarri me Policinë

Një grabitje me skena të ngjashme të filmave aksion është regjistruar këtë të mërkurë në Itali.

Mediat vendase raportojnë se tetë persona të armatosur dhe të veshur si forcat komando kanë bllokuar rrugën shtetërore 131, në provincën e Sassari dhe kanë grabitur një furgon që po transportonte para.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme dy prej grabitësve janë afruar drejt furgonit dhe u kërkojnë shoferëve që të zbresin. Pamjet amatore janë filmuar nga vetë shoferi me telefon.

Raportohet se gjatë grabitjes pati të shtëna, ndërsa u plagos në këmbë njëri prej rojeve të sigurisë, ndërsa tre të tjerë morën lëndime pasi u dhunuan. Po ashtu grabitësit u përfshinë dhe në një shkëmbim zjarri me policinë, ndërsa raportohet se njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Për të ndaluar furgonin e blinduar grabitësit, sipas Ansas, përdorën një zinxhir të madh me gozhdë të cilin e hapën në rrugë si dhe dy makina të tjera të cilave më pas u vendosën flakën duke bllokuar qarkullimin në këtë rrugë.

Ata mundën të largohen me shpejtësi ndërsa në ndjekje të tyre u vendosën forca të shumta të policisë si dhe karabinierët. Ndërkohë patrulla të shumta janë ngritur në të gjitha akset ndërsa po kryhen dhe fluturime me helikopterë.

Të plagosurit janë dërguan drejt spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihet shuma e parave që grabitësit kanë marrë nga furgoni.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

4 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

6 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

6 orë ago