Forcat e Armatosura shqiptare janë trajnuar me komandën europiane të SHBA në lidhje me menaxhimin e stokut fizik të sigurisë në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga ambasada e SHBA në vendin tonë. Ajo thekson se kursi trejavor që zhvillohet nga këshilltarët ushtarakë amerikanë fokusohet në përdorimin e duhur të municioneve dhe rezervave ushtarake.
“Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara dhe Forcat e Armatosura Shqiptare bashkëpunuan për të zhvilluar kursin e parë të Menaxhimit të Stokut Fizik të Sigurisë në Shqipëri. Ky kurs trejavor nga këshilltarë ushtarakë amerikanë, u fokusua në ruajtjen dhe përdorimin e duhur të municioneve dhe rezervave ushtarake.
Instruktorë nga programi humanitar i Komandës Europiane për Veprimin ndaj Minave dhe Forca Ajrore e ShBA mësuan studentë nga Forcat Tokësore Shqiptare dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, në një përpjekje për të ndërtuar aftësi të qëndrueshme dhe për të shkëmbyer ekspertizën. Ruajtja dhe trajtimi i duhur i municioneve ushtarake janë thelbësore për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e Shqipërisë”, thekson ambasada e SHBA.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…