LAJME

Si u bë që pas pesë dekadave Kisha Ortodokse Serbe ia njohu autoçefalinë Kishës Ortodokse Maqedonase?

Duke ia njohur autoçefalinë Kishës Ortodokse Maqedonase të Kryepeshkopatës së Ohrit po shuhet një kontestim që ka zgjatur për më shumë se pesë dekada, shkroi e përditshmja zvicerane, Neue Zucher Zeitung (NZZ).

Gazeta rikujton se Kisha Ortodokse Serbe nuk e kishte njohur Kishën e ‘shkëputur’ Maqedonase që nga viti 1967, dhe se kjo ndryshoi njëherë e mirë të martën e kaluar, transmetoi Deutsche Welle.

Sipsa NZZ-së, në vitet e 60-ta, autoritetet socialiste mbështetën pavarësinë e Kishës Maqedonase “në mënyrë që të fuqizohej identiteti maqedonas në klimën historikisht të diskutueshme”, por se patriarku serb dhe kisha nuk ia njihnin këtë gjë.

“Skizmi nuk është se kishte pasur pasoja legale dhe kishtare”, thotë gazeta zvicerane.

Në tekst përshkruhet se sa e rëndësishme ishte lëvizja e Patriarkut Ekumenik Bartolome për të njohur Kishën Ukrainase në vitin 2019, dhe që nga atëherë përpjekjet e fuqizuara të Kishës Maqedonase kanë vazhduar.

“Vetëm mund të spekulojmë mbi arsyet e asaj se çfarë e nxiti Kishën Ortodokse Serbe të dorëzohet”, thotë eksperti kishtar, Stefan Kuve për NZZ-në.

“Kisha Ortodokse Serbe mbase mund të ketë nxjerrë mësimet nga skizmi mes Kishës Ruse dhe Ukrainase”, thotë Anargiros Anapliotis, asistent profesor në ligjet kishtare ortodokse në Mynih.

“Ndoshta Beogradi ka arritur në përfundim se të ndahesh në mirëbesim është më mirë se të ndahesh definitivisht me argumente”.

Ai shton se Kisha Ortodokse Serbe në Maqedoni të Veriut ka interesa tjera pronësore.

Teologu nga Bern-i, Stefanos, Atanasija, është i mendimit se autoritetet serbe ishin në dijeni rreth lëvizjeve që po bënte kisha. Përkatësisht, në një kohë kur Serbia dhe Presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç, janë shënjestër të kritikave ndërkombëtare për shkak të qëndrimeve të tyre karshi Rusisë, kjo i shërbeu si mundësi Beogradit që ta paraqesë veten në një dritë konstruktive.

Ekspertët e intervistuar nga NZZ janë dakord se autoçefalia e KOM-it është një fitore e Patriarkut Bartolomeu në garën kundër Patriarkanës së Moskës.

Por, siç thotë Anargiros Anapliotis, ky nuk ka gjasa të jetë një precedent që mund të përdoret diku tjetër në Ballkan.

“Edhe në Mal të Zi është ndarë një kishë kombëtare nga Patriarkana Serbe”, shkruan NZZ. “Megjithatë, ka qenë gjithmonë një projekt politik i presidentit malazez Milo Gjukanoviç”.

“Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, shumica dërrmuese e popullsisë ortodokse në Mal të Zi i përmbahet Patriarkanës së Beogradit. Në një të ardhme të parashikueshme, nuk mund të pritet asnjë ndryshim në mbështetjen e Kishës Malazeze – as në vetë vendin, as në Ortodoksinë botërore”, përfundon gazeta zvicerane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago