Një rast jo fort i zakontë i vjedhjes ka ndodhur dje në Istog, ku shoferi i një taksie është ballafaquar me një të ri, i cili nuk e pagoi për shërbimin e kryer.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur viktima e kishte dërguar të dyshuarin nga Peja në Istog, por kur arritën në destinacion, i njëjti përveç që nuk e bëri pagesën, ia mori taksistit edhe një shumë të të hollave.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i riu ia kishte marrë viktimës 20 euro dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rastin taksisti e ka denoncuar në Polici, me ç’rast një njësi policore është vënë në veprim dhe ka arritur ta prangos të dyshuarin, duke e shoqëruar në stacion policor.
Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti “vjedhje e shërbimeve’.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…