LAJME

Si u zbulua identiteti i palestinezit që vrau gruan e tij nga një telefonatë

Motivet e vrasjes së 24-vjeçares palestineze nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar po me të njëjtën kombësi, mbeten mister për grupin hetimor.

Policia ka mundur të zbulojë dinamikën dhe kronologjinë se çfarë ka ndodhur që prej datës 19 shkurt kur çifti i huaj mbërritën në Tiranë nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Mësohet se ata jetojnë në Gjermani, por në momentin që kanë hyrë vendin tonë janë prezantuar me dokumente greke.

Pasi mbërritën në Rinas, 24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe 49-vjeçari Fadi Alwan morën taksi dhe shkuan në rrugën “Gjon Muzaka”, aty ku kishin prenotuar edhe banesën me qira, ambjent ku u krye dhe krimi makabër.

Por nga kamerat e sigurisë, rezultoi se tre ditë më pas, pra më datën 22 shkurt, 49-vjeçari largohet i vetëm nga aeroporti i Rinasit, po me të njëjtat dokumente greke. Destinacioni i tij, nuk ishte Gjermani, por këtë herë Athina.

Grupi hetimor ka dyshime se vrasja e të resë ka ndodhur ndërmjet datës 19 dhe 22 shkurt, kohë e cila do të përcaktohet qartë nga mjekësia ligjore.

Rasti u raportua në polici nga pronarja e banesës që kishte lëshuar ambjentin me qira. Ajo i tha policisë se nuk kishte parë lëvizje të çiftit gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye kishte hyrë në banesë dhe kishte zbulua trupin e pajetë të vajzës.

Hetuesit e patën të vështirë të mësonin identitetet dhe origjinën e tyre. Por, një telefonatë e bërë nga burri 49-vjeçar që rezervoi banesën me qira zbuloi gjithçka. Nëpërmjet oficerit të kontaktit që autoritetet shqiptare kanë në Gjermani zbuluan se kujt i përkiste numri i celularit dhe ai më pas tregoi për grupin hetimor se telefonata nga Gjermania në Shqipëri ishte bërë nga 49-vjeçari Fadi Alwan.

Por, për t’u bindur edhe më shumë, policia i vuri në dispozicion fotot e çiftit pronares së banesës, e cila konfirmoi se ishte pikërisht ai çifti që kishte takuar.

Pas krimit, në banesë policia nuk gjeti asnjë mjet identifikimi të vajzës, para dhe as thikën me të cilën është kryer vrasja, të cilat mendohet të jenë marrë me vete nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe pritet të lokalizohet e të vihet përballë drejtësisë shqiptare nën akuzën e vrasjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

12 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago