Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, ka thënë se përshëndetje me grusht e pjesëtarëve të UÇK-së nuk ka pasur qëllim enverizimin.
Ai ka thënë se mbi 90 për qind e pjesëtarëve të UÇK-së nuk kanë përshëndetur për qëllime ideologjike, por duke shtuar se mund të ketë individë që e kanë pëlqyer enverizmin
“Pjesa dërmuese mbi 90% nuk e kanë përdorur grushtin si enverist, por si bashkim në një vend. Nuk them që ndonjë individ, sepse sot ndonjë individ ndoshta sot e don Titon ose Enverin”, ka thënë Brahimaj në Pressing të T7.
Më tutje, ai thotë se një lloj paragjykimi ka qenë edhe mbajtja e mjekrave. Sipas tij etiketoheshin si “islamistë” për shkak të mjekrave.
“Pastaj ka qenë edhe mjekra, disa kanë thënë këta janë islamista. Mujë Krasniqi nuk e ka mbajtur mjekrën për shkaqe fetare, por deri në çlirim të Kosovës”, ka thënë ai.
Më pas, Brahimaj tha se UÇK-ja bashkërisht mori vendim që ta largojnë grushtin si përshëndetje, por edhe mjekrat.