LAJME

Si vidhen “Range Rover” për ngjarje kriminale

Vjedhja e automjeteve luksoze që përdoren në ngjarje kriminale është kthyer në shqetësimin kryesor të policisë, e cila për fat të keq nuk ka arritur të parandalojë asnjë nga ngjarjet.

Marka e preferuar është “Range Rover”, ndërsa grupet kriminale kanë shtuar punën e tyre përgjatë muajve të verës.

A2 CNN ka zbuluar dhe mënyrën se si këto automjete vidhen. Së pari, është një automjet tip “Passat”, cili udhëheq dhe njofton lidhur me aksin nëse ka patrulla policie apo jo, ndërsa pas tij është automjeti i vjedhur tip “Range Rover”.

Ndoshta makina nuk është lehtësisht e dallueshme për syrin e lirë, por detajet tregojnë shumë, siç është xhami i pasmë i thyer. Ngjarja ka ndodhur vetëm disa ditë më parë në dalje të Tiranës. Rasti tjetër ka ndodhur në mars ku pre është e njëjta markë.

Ngjarja është regjistruar në aeroportin e Rinasit, parkingu i të cilit është kthyer në shënjestrën kryesore të bandave.

E njëjta mënyrë ku një automjet i grabitësve shërben për të kontrolluar rrugën, ndërsa dy hajdutët bëjnë të mundur ndezjen e automjetit “Range Rover” dhe largohen pa lënë gjurmë.

Hetuesit dyshojnë se të gjitha makinat luksoze të grabitura do të përdoren në ngjarje kriminale, ashtu siç ka ndodhur dhe në raste të tjera, ndërsa grabitësit përdorin programe kompjuterike që bëjnë të mundur ndezjen e automjeteve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago