Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.
Në shumë raste, përdoruesit e drogës përfshihen edhe në telashe të tjera, si pasojë e sikletit për të konsumuar substanca të tilla. Një rast i tillë është zbuluar gjatë ditës së djeshme në fshatin Zagora të Vushtrrisë, ku Policia ka arrestuar një person.
Burimet e Sinjalit thonë se këtë herë, i riu që u kap në flagrancë nga Policia u arrestua nën dyshimet se kishte dëmtuar kabllot e energjisë elektrike, me qëllimin që të njëjtat t’i shes për të blerë substanca narkotike.
I dyshuari B.M., 19-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme, me ç’rast e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore bashkë me KEDS-in, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të riun ta dërgojë në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…