POLITIKE

Simmons habit me deklaratën: E zbulon më në fund, ja kush dorëzoi dosje në Beograd

Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons kishte dërguar në drejtim të kryeministrit Albin Kurti një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit (EULEX). Mbi këtë bazë, Simmons ka kërkuar të raportojë në Kuvendin e Kosovës për të gjitha këto pretendime.

Në dëshminë e Simmons drejtuar kryeministrit, përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmons jep detaje dhe shpreh dilema për punën e Gjykatës Speciale. Deri më tani, nga qeveria nuk janë përgjigjur në këtë letër të Malcom Simmons. Ishte prokurori i parë i specializuar i Gjykatës Speciale në Hagë.

Por, në këtë pozitë, David Schwendiman nuk qëndroi më shumë se dy vjet. Asokohe kishte thënë se po jepte dorëheqje për shkak të zbatimit të ligjeve amerikane, që sipas tij nuk ia lejonin mbajtjen e kësaj pozite më gjatë. Por, është ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons, që po pretendon se pas largimit të Schwendiman fshihet edhe diçka tjetër.

Në dëshminë e tij 25-faqëshe drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Simmons ka shkruar se Schwendiman ishte përjashtuar për shkak nuk kishte gjetur prova për krerët e UÇK-së.

Letrën e plotë të Simmonsit drejtuar Kurtit, e ka siguruar RTK, e nëpërmjet të cilës ai kërkon të raportojë në Kuvend. Malcom Simmons pretendon se Gjykata Speciale ishte mbështetur nga ndërkombëtarët, për tu afruar me Serbinë pasi këta të fundit, nuk besonin në Gjykatat e Kosovës.

“Pas themelimit të Dhomave të Veçanta të Kosovës, fillova të dëgjoja thashetheme që qarkullonin te Menaxhmenti i lartë se Brukseli nuk ishte i kënaqur me prokurorin e Dhomave të Veçanta, David Schwendiman, sepse zyra e tij nuk kishte ngritur aktakuza. Insinuata në atë kohë ishte se zyra e prokurorit kishte menduar se provat kundër disa anëtarëve të profilit të lartë të UÇK-së ishin të pamjaftueshme. Isha i informuar se diskutimet vazhdonin në Bruksel me pikëpamjet që z. Schmendenman të zëvendësohej nga një person tjetër që do të mund t’i besohej”, thuhet fillimisht në dëshminë e Simmons.

Në letrën që e dërgoi më 3 qershor, Malcom Simmons tregon deri në detaje pretendimet për keqpërdorime të EULEX-it në raste të ndryshme kundër ish-krerëve të UCK-së. Me kërkesën që të raportojë në Kuvend, Simmons ia ka bërë të ditur Kurtit, se dhjetëra dosje prokurorët e EULEX-it i kishin dërguar te Prokuroria e Beogradit.

Sipas tij, EULEX-i asnjëherë nuk e kishte lejuar ta hetonte këtë gjë.

“Para caktimit tim si kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, isha në dijeni për diskutimet brenda EULEX-it në lidhje me transferimin e dosjeve te autoritetet prokuroriale të Serbisë. Unë gjithashtu isha në dijeni për bisedimet e vazhdueshme ndërmjet prokurorëve të EULEX-it dhe atyre të Serbisë. Në të vërtetë, prokurorët e EULEX-it udhëtonin në Serbi në shumë raste, për t’i diskutuar lëndët me prokurorët serbë. Kur u bëra kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it më 2014, zbulova që me dhjetëra dosje të krimeve të luftës u ishin dorëzuar autoriteteve prokuroriale në Serbi.”, i ka shkruar tutje Simmons kryeministrit Kurti.

Në letrën e tij, ish-gjyqtari flet për ndikime politike në rastin Kleçka, Drenica dhe atë të Oliver Ivanoviq. Të gjithë gjyqtarët që nuk respektonin urdhrat nga lartë, e që sipas Simmonsit vinin nga Brukseli, të njëjtit akuzoheshin për korrupsion. Gjithçka në EULEX, sipas tij, varej për ta çuar përpara dialogun Kosovë-Serbi.

“Ekzistonin po ashtu objektiva të qarta politike të misionit. Për komunitetin ndërkombëtar, prioritet u bënë marrëdhëniet me Serbinë dhe shtyrja përpara e dialogut Prishtinë-Beograd. Ata që e pengonin procesin shiheshin si obstruksionistë që duhej të largoheshin nga pozitat me pushtet dhe ndikim. Gjyqtarët e EULEX-it ishin mjeti për ta arritur këtë. Ajo që nuk mund të arrihej me anë të dialogut politik, do të arrihej përmes procesit të shtrembëruar gjyqësor. Këtu përfshiheshin personat e tërë spektrit politik, jo vetëm ish-komandantët e UÇK-së, por edhe politikanët e popullarizuar”, thuhet në letër.

Deri më tani nga Qeveria nuk ka kthyer përgjigje për letrën e Malcom Simmons, përderisa i njëjti është në pritje të një përgjigjeje edhe nga Komisioni për Legjislacion. Malcolm Simmons është një ndër sinjalizuesit që raportoi për shkeljet e rënda politike dhe orkestrimin e proceseve gjyqësore në misionin e EULEX-it në proceset ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago