Nga Beqir Sina
25 vjetori i ndarjes nga jeta të Shën Terezes, u përkujtua me një Simpozium që u mbajt në Qëndren kulturore Nanë Tereza, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale- New York,
Ky Simposium ishte organizar nga Federata Pan Shqiptare “Vatra” dhe Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” në SHBA.
Ndërsa, morën pjesë dhjetra besimtar, veprimtar të dalluar dhe lider të komunitet.
Simpoziumin me rastin e 25 vjetorit të ndarjes nga jeta të Shën Terezës e përshëndeti Don Pjeter Popaj – ndërsa foli Don Lush Gjergji i cili mbajti kumtesën “Shën Jeronimi Ilir dhe shqiptarët”.
Më pas, folës të tjerë mbajtën kumtesat e tyre : “Shqiptarët e Amerikës dhe Shën Tereza”, ishte kumtesa nga botuesi i gazetës Illyria, Vehbi Bajrami,
Kurse, Tonin Mirakaj, lexojë kumtesën : “Takimi im i parë me Shën Terezën”, Elmi Berisha, “Energjia hyjnore e Shën Terezës dhe ndikimi i saj tek shqiptarët”, Marash Nucullaj “Ceremonia e varrimit të Shën Terezës dhe pjesëmarrja e shqiptarëve” dhe Anton Raja, “Kontributi i shqiptarëve të Amerikës për ndërtimin e Katedrales “Shën Tereza”.
Simpozium me rastin e 25-vjetorit te Shkuarjes ne Amshimsë Shën Terezës
Këtë symposium e moderojë Dr. Pashko Camaj, i cili tha se si anëtar i kryesisë së këshillit të kësaj Shtëpie të Zotit dhe të Kombit, në qendrën e se cilës po organizohet edhe ky simpozium, dhe si anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, si bashkëorganzatore e këtij simpoziumi, e ndiej vehten në shtëpinë time, prandaj edhe ju përshëndes, edhe ju uroj mirëseardhjetë gjithëve, tha ai.
“Nënë Tereza, tashme me Shën Tereza, nëna shpirtëroree të varfërve, të braktisurve, të sëmurëve, jetimëveishte Shenjti i gjallë, lapsi i Zotit, në shëmbëlltyrënnjerëzore u nda nga kjo bote 25 vite me pare. Për ne shqiptarët, mbi të gjitha kjo është një shenjtore e vetëmohimit, e dashurisë për njeriun, që me veprën e saj humane i ka shërbyer mbarë njerëzimit, por edhe e ka nderuar emrin e kombit shqiptar” tha ai duke theksuar se “Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza, është një simbol i bashkimit të kombit tonë dhe identifikimit të shqiptarëve në botën e vlerave universale.”
Dr. Camaj, ftojë së pari mikëpritësin e kësaj veprimtarie famullitarin e kësaj kishe, të nderuarin, Dom Pjeter Popaj – Shpirteror edhe Kombetare me mbi 30 vite bari i mire kasaj famullije shembullore.
Dom Pjeter Popaj duke uruar mirë se ardhjen në Simpoziumin e 25 vjetorit të vdekjes së Shën Nana Tereze, në këtë qendër të Kishës dedikuar asaj, falenderojë bashkë organizatorët e këuij simpoziumi : Federatën Pan-Shqiptare Vatra në krye me Elmi Berisha dhe Gazeta shqiptare Illyria në krye me Vehbi Bajrami.
“Kemi nder e kënaqësi, që sonte kemi ligjirues të shquar: nga Kosova Dr. Don Lush Gjergji , kemi letrar e historianë, përfaqësues nga Vatra, nga gazeta Illyria, nga komuniteti të gjithë do të mbajnë kumtesa për jetën, misionin e Shën Nanës Tereze, si dhe takime personale me Nanën Tereze. Jam i sigurt që do të kaloni një mbrëmje të kënshme ndërsa pasurohemi shpirtërisht për jetën e veprimtarinë e shenjtë të saj.”
Ndërsa, uroj që Kumtesat në ketë symposium të ndihmojnë të thellohemi me tepër për jetën e shenjtë të Shën Terezës. dhe të na nxitojnë të vazhdojmë misionin e saj duke shërbyer Zotit e njeri tjetrit sidomos nevojtarët tanë.
Dr, Camaj prezantojë më pas folësin kryesorë Don Lush Gjergjin, biografin e Shen Terezes, njohësin më të mirë të jetës së Shën Terezes, i cili tha ai e ka pasqyruar jetën e saj ne shumë libra te botuara, perveçse në shqip, edhe në gjuhët kryesore të botës.
Don Lush Gjergjin, u prezantua me kumtesën me temën, “Shën Jeronimi Ilir dhe shqipëtarët” –
Më pas moderatori prezantojë Vehbi Bajramin, aktivist i njohur në komunitet : “Për më shumë se 30 vite botues i gazetës Illyria, ish shef i seksionit Shqip të Zërit të Amerikës në gjuhën Shqipe, author i librave ‘Shqiptaret e Amerikes’ dhe ‘Vizitaime në Tokën e shenjtë’
Vehbi Bajrami – mbajti kumtesën me temën “Shqiptarët e Amerikës dhe Shën Tereza”–
Ndërkohë, Tonin Mirakaj Ish Kryetar i Këshillit të Kishës Zoja e Shkodrës, aktivist shumëvjecar në komunitetin tonë, tha Dr, Camaj, një nga aktivistet e parë që u takua për herë të parë me Shën Terezen në New York, antarë prej mbi 6 dekadash në Vatër paraqitet me kumtesën me temën; “Takimi im i parë me Shën Terezën” –
Në Simposiumin që u mbajte ne Qendren Nene Tereze, prane Kishes “Zoja e Shkodres organizue nga Kisha Zoja e Shkodres, Federata Vatra dhe gazeta Illyria, foli dhe aktivisti i njohur ne komunitet aktualisht Kryetar i Federates Pan Shqiptare Vatra, ish perfaqesuesi presidentit Ibrahim Rugova ne zyren e Senatorit BobeDole ,Zt. Elmi Berisha i cili paraqiti kumtesën me temen: “Energjia hyjnore e Shën Terezës dhe ndikimi i Saj tek shqiptarët” –
Nga Detroiti kiste udhëtuar enkaz për këtë veprimtari Marash Nucullaj, aktivist per shume vite ne komunitet dhe anetar shumevjecar i bordit te Liges Qyetare Shqiptaro-Amerikane. “Sponsor i ngritjes se 2 shtatoreve te Shen Terezes në Sarajeve dhe Malesi” tha Camaj.
– Zt. Marash Nucullaj prezantojë kumtesën me temen “Ceremonia e varrimit te Shën Terezës”
Moderatori i këtij Simpoziumi prezantojë folësin e fundit të kësaj veprimtarie, – zotin Anton Raja, aktivist per shume vite ne komunitet I njohur vecanerisht ne mbledhjen e fondeve per ndertimin e Katedrales Shen Tereza ne Prishtine, i cili lexoi kumtesën, “Kontributi i shqiptarëve të Amerikes për ndërtimin e Katedrales Shën Tereza” .
Simpoziumi për 25 vjetorin e ndarjes nga jeta të Shën Terezës, që u mbajte ne Qendren Nene Tereze, prane Kishes “Zoja e Shkodres organizuar nga Kisha Zoja e Shkodres, Federata Vatra dhe gazeta Illyria, u mbyll me një koktejl .