BOTA

“Putini na hodhi në luftë pa stërvitje si qentë, ne jemi tradhtuar”/ Rrëfimet e ushtarëve rusë

Disa ushtarë të burgosur rusë, kanë kanë treguar si janë trajtuar nga shteti në luftën e nisur në Ukrainë. Ata pretendojnë se janë hedhur në betejë si “çakej” dhe se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk i’u ka dhënë trajtimin e duhur. Sipas asaj që raporton “The Sun”, një prej ushtarëve që ka rrëfyer është ushtari Vadim, 26 vjeç, i kapur prej forcave armike në Kharkiv.

Dëgjova një shpërthim të madh pranë vendit ku ndodheshim. Mendova se të gjithë vdiqëm, nuk kishte se si të mbijetonim. Kishte një kamion para nesh të mbushur me municion. Shpërthimi nuk po ndalonte dhe duke u zvarritur, u strehova në një vend më të sigurt,”- tha Vadim.

Ai ka treguar më tej se për 10 ditë ka mbijetuar vetëm duke ngrënë biskota dhe qëndronte në një shtëpi të braktisur. Vadim iu bashkua ushtrisë 6 vite më parë, i shtyrë nga paratë mujore që përfitonte. Ai po stërvitej kohët e fundit për të drejtuar mjete luftarake. Ndërsa Ivan, është një tjetër ushtar ka treguar mes lotësh momentin e frikës se ndoshta e vrisnin gjatë kapjesë së tij.

Më urdhëruan të shtrihesha, më hoqën të gjitha rrobat dhe më kontrolluan. Pastaj të nesërmen më morën. Frika ime më e madhe ishte se do të vdisja. Kur po dorëzohesha, kisha frikë se do të më pushkatonin,” tha Ivan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

14 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago