Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, shprehet se Serbia po ndjek një plan shkombëtarizues ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndaj kërkon që qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës të koordinohen për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.
Sinani tha se pushtet i Aleksandër Vuçiq është politikisht pushtet “nacionalist”, kulturalisht është “neokonservator”, kurse ekonomikisht “neoliberal”.
“Vuçiq fshihet pas imazhit pro evropian por realisht ushqen krijimin e një Serbie autoritare që shkel të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht po përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, tha Sinani në një intervistë për Euronews Albania.
Për procesin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës ajo thotë se Komiteti i Helsinkit e ka cilësuar si “spastrim modern etnik me metoda administrative”.
Ajo nënvizoi se Serbia nuk po respekton marrëveshjen e vitit 2001 pas luftës për rikthimin e shqiptarëve dhe jo vetëm kaq por po nxit largimin e tyre të mëtejshëm.
Bëhet fjalë për rreth 6 mijë shqiptarë që nuk rezultojnë më në regjistrat e Serbisë. Ardita Sinani thotë se ky proces është më dinamik në Medvegjë, tashmë në Bujanovc por po rriten rastet dhe në Preshevë
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…