LAJME

“Situata emergjente, dimri do të jetë i vështirë”, ministri ambientalist gjerman detyrohet ta rikthejë qymyrin

Situata energjetike në perspektivën e dimrit të acartë gjerman duket aq serioze, sa që edhe një ministër që i përket Partisë Ambientaliste, mund të kërkojë rihapjen e centraleve me qymyr, për të përballur uljen e sasisë së gazit rus.

Bëhet fjalë për ministrin e Ekonomisë, Robert Habeck, i cili deklaroi gjatë fundjavës se vendi duhet të shkojë përpara edhe pse, sipas tij, “situata paraqitet serioze”.

Gjermania varet nga gazi rus për ngrohjen e shtëpive dhe industrive, për rreth 55% të totalit. Sot pas kufizimeve të Moskës kjo sasi është ulur në 35%, duke e bërë të domosdoshme për Berlinin rikthimin në logjikën industriale të qymyrit, teknologji kjo tejet ndotëse dhe që ka shkaktuar kritika ndër vite.

Habeck foli për një rikthim të përkohshëm te qymyri, element ky që Gjermania po përpiqej të mos shfrytëzonte më për shkak të impaktit mjedisor që ka, ndërkohë që Berlini kishte premtuar të mbyllte çdo central të këtij tipi brenda vitit 2038. Por gjasat e zgjatjes së konfliktit në Rusi janë të shumta, dhe rezervat e gazit po shterojnë gjithmonë e më shumë, veçanërisht pas reduktimit të prurjeve nga gazsjellësi Nord Stream 1.

Moska deklaron zyrtarisht se kufizimi i prurjeve vjen nga një defekt teknik te turbinat, që janë riparuar në Kanada nga kompania prodhuese Siemens, por që gjenden të bllokuara në kontinentin amerikan për shkak të sanksioneve të ekzekutivit të kryesuar nga Justin Trudeau. /A2CNN


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago