Muharrem Salihu, anëtar i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Medvegjës, thotë se të drejtat e komunitetit shqiptar atje po vazhdojnë të nëpërkëmben nga Serbia.
Ai sjell në vëmendje me shqetësim, fshirjen nga regjistri civil të një numri të madh shqiptarësh, e për pasojë nga 8 mijë vetë rezultojnë sipas statistikave vetëm 1 mijë shqiptarë.
Kjo gjë, për Salihun i ka hequr komunitetin shqiptar atje jo vetëm të drejtën për të votuar, gjë që u vu re në zgjedhjet e fundit, por e privon atë edhe nga e drejta e pronësisë.
“Situata në Medvegjë është mjaft dramatike. Kjo ka filluar nga viti 2012 e është vërejtur dukshëm në 2015-të. Nga 8 mijë shqiptarë sot rezultojnë vetëm 1 mijë shqiptarë”, tha Salihu për Zërin e Amerikës.
Salihu flet gjithashtu dhe mbi rolin e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, në funksion të mbrojtjes të të drejtave të komunitet shqiptar që jeton në tre komunat në jug të Serbisë.
“Prishtina nuk është se ka shumë mundësi të bëjë pasi Serbia po konteston shtetësinë, dhe nuk është e gatshme që problemet tona të nxirren në tavolinë. Nuk mund të mburremi me angazhimin as të Tiranës. Kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe nuk kemi tekste shkollore në shqip”, tha Salihu.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…