Fshati Burojë në komunën e Skënderajt duket se nuk po gjen qetësinë. Fshati prej nga vjen edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditë më parë konfirmoi edhe rastet e para të prekura me koronavirus.
Përpos kësaj, një aksident i rëndë ndodhi sot pikërisht në këtë vend, raporton Indeksonline.
Në aksident janë përfshirë një kamion i cili shihet të jetë rrokullisur, si dhe një veturë.