Një skandal i radhës ka ndodhur në Shqipëri. Republika e Kosovës është paraqitur në një tryezë me fusnotë, ashtu siç e dëshiron shteti i Serbisë.
Indeksonline ka siguruar dokumentin ku shihet ministrja e Qeverisë “Kurti” duke përfaqësuar shtetin tonë.
Bëhet fjalë për ministren e Ekonomisë, Punës, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.
Ajo ishte pjesëmarrëse për dy ditë rresht në Forumin për Përshpejtimin e Nxitjes së Konkurrencës dhe Inovacionit.
Kjo tryezë u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumi Ekonomik Botëror. Pjesëmarrës i saj ishte edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama si dhe politikan të tjerë të rajonit.
Lidhur me fusnotën, Albin Kurti, sa ishte vetëm postin e kryetarit të LVV-së, e kishte kritikuar ashpër si veprim.
Në një seancë të Kuvendit, të vitit 2012, ai kishte thënë se fusnota nuk ishte fjollë bore që të shkrihet, pra, nuk u bëmë as republikës as monarki.
“Rrjedhimisht jemi më pak se shtet, më pak se të pavarur dhe për pasojë nuk jemi. Kjo qeveri pranoi fusnotën që na konteston shtetësinë dhe e hoqi fjalën republikën nga emërtimi i shtetit”, kishte deklaruar ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…