FOTO&VIDEO

Skandal makabër, të pasurit italianë paguanin deri në 100 mijë euro për të vrarë boshnjakë

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim tronditës mbi pretendimet se qytetarë italianë udhëtuan drejt Bosnje-Hercegovinës në fillim të viteve ’90 për të marrë pjesë në të ashtuquajturat “safari snajperësh”, ku njerëz të pasur paguanin për të qëlluar mbi civilë të pafajshëm në Sarajevën e rrethuar.

Sipas kallëzimit të bërë nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni, bëhet fjalë për një “gjueti njerëzish” të organizuar nga persona që kishin pasion për armët, të cilët paguanin shuma të mëdha për të vrarë civilë nga pozicionet serbe në kodrat përreth qytetit. Madje, sipas disa burimeve, çmimi ndryshonte në varësi të objektivit  burrë, grua apo fëmijë.

Hetimi po udhëhiqet nga prokurori italian Alessandro Gobbis, ndërsa akuza e mundshme është vrasje.

Dosja përmban dëshmi të një oficeri të inteligjencës ushtarake boshnjake, i cili tregon se në fund të vitit 1993 kishin zbuluar përfshirjen e disa të huajve dhe ia kishin përcjellë informacionin shërbimit sekret italian SISMI në fillim të vitit 1994. Pas disa muajsh, përgjigjja e marrë ishte: “E kemi ndalur, nuk do të ketë më safari.”

Gavazzeni, që zakonisht shkruan për terrorizmin dhe mafian, nisi hetimin pas publikimit të dokumentarit “Sarajevo Safari” nga regjisori slloven Miran Zupaniç, ku thuhet se në këto krime ishin përfshirë persona nga disa vende, përfshirë SHBA, Rusia dhe Italia.

Në kallëzimin e tij, Gavazzeni pretendon se rreth 100 persona mund të kenë marrë pjesë në “safari”, duke paguar deri në 100 mijë euro në vlerë të sotme.

Kujtojmë se gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës 1992–1996, mbi 11 mijë civilë u vranë nga forcat serbe që mbanin nën zjarr qytetin.

Ndërkohë, ish-ushtarakë britanikë që shërbyen në Sarajevë në atë periudhë kanë deklaruar se nuk kishin dëgjuar kurrë për “turizëm snajperësh”, duke e quajtur këtë një “mit urban” të luftës.

Megjithatë, prokurorët italianë kanë identifikuar dëshmitarë dhe pritet të marrin në pyetje persona të lidhur me këtë skandal të mundshëm ndërkombëtar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago