Një drejtues i lartë në burgun HMP Low Moss në Bishopbriggs, të Skocisë, është pezulluar pasi është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit, ndërkohë që të dy ishin në detyrë.
Burime nga brenda burgut thanë për TheSun se shefi i martuar dhe infermierja kishin një lidhje sekrete, por “nuk i kontrollonin dot më ndjenjat ndaj njëri-tjetrit” dhe përfundimisht u zbuluan duke kryer aktin në një nga dhomat e institucionit.
Një zëdhënës i Shërbimit Skocez të Burgjeve deklaroi: “Kërkojmë standardet më të larta të sjelljes nga stafi. Nuk do të ishte e përshtatshme të komentojmë më tej.”
Edhe NHS Greater Glasgow and Clyde, që punëson infermieren, konfirmoi se “çdo pretendim për sjellje të pahijshme do të hetohet plotësisht dhe, nëse është e nevojshme, do të merren masat e duhura.”
Shefi i burgut, i cili nuk është bërë publikisht i njohur, besohet se ka mbajtur një post të rëndësishëm për disa vite dhe është shoqëruar jashtë ambienteve të burgut menjëherë pas incidentit.
“Të gjithë po flasin për këtë – edhe vetë të burgosurit e kanë marrë vesh. Është turp që një figurë e lartë në institucion të sillet kështu. Infermierja është pjesë e stafit mjekësor, por punësohet nga NHS, kështu që edhe ata po hetojnë”, tha një burim i medias britanike.
Në burgun Low Moss vuajnë dënimin rreth 900 të burgosur, përfshirë edhe figura të rrezikshme të krimit, si Martyn Fitzsimmons, i dënuar për përfshirje në banda droge, trafik armësh dhe tortura.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…