Komiteti Olimpik Shqiptar denoncon sjelljen e Presidentit të Federatës Ruse të Mundjes ndaj mundësit Chermen Valiev, i cili u quajt tradhtar gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve, pasi ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë, shkruan A2 CNN.
“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, shkruan KOKSH në një reagim në rrjetet sociale.
Valiev fitoi të mërkurën medaljen e artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që po zhvillohet në Sllovaki, duke mundur rusin Zaurbek Sidakov në stil të lirë për peshën 74 kg.
Për rrugëtimin e tij drejt finales, Valiev ka dhënë një performancë të shkëlqyer. Në gjysmëfinale, ai mundi azerbajxhanasin Aghanazar Novruzov me një fitore të pastër 6-0, ndërsa në çerekfinale kaloi shumë lehtë Ramazan Ramazanov, me një rezultat 10-0.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…