Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq, për akuza të keqtrajtimit në vendin e punës ndaj një prifti.
Sipas dokumentit zyrtar të Prokurorisë së Qarkut të Lubjanës, akuzat janë paraqitur në Gjykatën Komunale të Lubjanës kundër dy palëve: Pravoslavit Porfirije Periq, i cili atëbotë ishte mitropolit i Mitropolisë Zagreb-Lubjanë të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe kundër Kishës Ortodokse Serbe – Njësisë së Kishës në Lubjanë si person juridik.
Akuzat lidhen me pretendimet e priftit Zhelko Lubarda, i cili deklaron se ka qenë subjekt i keqtrajtimit të vazhdueshëm dhe presionit psikologjik, shkruan nova.rs.
Ai thotë se është sulmuar sistematikisht në punë për shkak se refuzoi të jepte dëshmi të rreme për të fshehur supozime për abuzime financiare në arkat e kishës.
Lubarda pretendon se presioni dhe trajtimi ndaj tij ka qenë i tillë saqë i ka shkaktuar probleme të rënda shëndetësore dhe ka rezultuar në humbjen e të ardhurave dhe shtëpisë së tij.
Dokumenti i prokurorisë i referohet nenit 196 dhe 197 të Kodit Penal të Republikës së Sllovenisë, të cilat e konsiderojnë keqtrajtimin në vendin e punës si vepër penale.
Aktualisht, çështja ndodhet në fazën kur gjykata do të verifikojë ligjshmërinë e aktit akuzues dhe më pas do të caktojë datën e fillimit të procesit gjyqësor.
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…
Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…