Kryetari i Dumës ruse, Vjacheslav Volodin, është vënë në qendër të kritikave pasi, në një bisedë me presidentin Vladimir Putin, ka rrëfyer si fakt një histori plotësisht të rreme për një “ministër të korruptuar të inteligjencës artificiale” në Evropë.
Volodin pretendoi se në një vend të Bashkimit Evropian një AI i emëruar si ministër ishte “kapur duke marrë ryshfet” dhe kishte “përvetësuar fonde”.
Ngjarja që ai përshkroi rezultoi të ishte një rreng i qarkulluar për disa ditë në internetin rus.
Në versionin origjinal, thuhej se në Shqipëri – e cila nuk është pjesë e BE-së – një “ministre” e inteligjencës artificiale me emrin “Diella” ishte shkarkuar pasi kishte marrë një ryshfet prej 14 bitcoin gjatë një tenderi për ndërtimin e një autostrade.
Burimi i lajmit ishte platforma satirike kroate Newsbar, e ngjashme me faqen ruse të humorit politik Panorama, që publikon qëllimisht lajme fiktive.
Megjithatë, Volodin jo vetëm që ia transmetoi Putinit këtë histori si shembull real të “korrupsionit të AI-së”, por publikoi edhe videon e bisedës në kanalin e tij në Telegram me mbishkrimin: “Në Bashkimin Evropian, një AI i emëruar si ministër ka përvetësuar fonde”.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…