KRYESORE

Lahuta Shqiptare, pasuri botërore e UNESCO-s

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërjes së lahutës është shpallur zyrtarisht pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, në listën që kërkon mbrojtje urgjente.

Ky është një nga sukseset më domethënëse për identitetin tonë kulturor.

I lindur në krahinat veriore shqiptare dhe i trashëguar brez pas brezi, arti i lahutës ka mbajtur gjallë Eposin e Kreshnikëve, baladat dhe vlerat e trimërisë, besës, nderit dhe mikpritjes, një trashëgimi që bashkon hapësirën kulturore shqiptare nga Malësia e Madhe deri në Rugovë, Drenicë, Plavë e Guci.

Kjo arritje vjen pas një pune kërkimore shumëvjeçare nga studiuesit Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge, e mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe AADF. Dosja e përgatitur sipas standardeve më të larta të UNESCO-s u dorëzua në mars 2024.

Shqipëria konfirmon angazhimin për të ruajtur dhe promovuar këtë pasuri të rrallë, duke vijuar bashkëpunimin me Kosovën për forcimin e trashëgimisë sonë të përbashkët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago