Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, pas skandalit të madh me agjentin rus, i cili në një video të publikuar nga RSE, shihet teksa i jep ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se Vucic është duke pritur hetimin nga Agjencia Ushtarake e Inteligjencës, shkruan RTS.
Pasditen e sotme, gjithashtu, Vucic do të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth skandalit të veprimtarisë së agjentëve rus në Serbi.
Mbetet të shihet nëse një skandal i tillë do të tundë raportet e mira që Serbia ka me Rusinë.
Një skandal i tillë në mediat serbe po raportohet si një tronditje për Aleksander Vucicin, dhe sipas asaj që raportohet atje, presidenti serb nuk do të kalojë aq lehtë nga një situatë e tillë.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…