Skandali me agjentin e shërbimit sekret rus duket se ka lëkundur raportet Beograd – Moskë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, sot qysh herët ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, ndërsa në mbrëmje do të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Ndërkohë lidhur me këtë skandal që ka tronditur Serbinë dhe pushtetin atje, ka folur zëdhënësi i zyrës së Putinit, Dimitry Peskov.
Peskov nuk e ka thënë asnjë fjalë rreth agjentit rus që shihet në video teksa i jep një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë të shtetit serb, megjithatë ka shtuar se s’ka asgjë që mund t’i lëkundë raportet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.
“Marrëdhëniet më Serbinë kanë karakter vëllazëror. Asgjë nuk mund të ndikojë në këtë partneritet”, ka thënë para gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, shkruan RTS.
Sot lidhur me këtë skandal kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, ka takuar ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, ndërkohë në mbrëmje është paralajmëruar se do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar të Sigurisë.
Pas këtij takimi me krerët e institucioneve të sigurisë, Vucic do t’u drejtohet serbëve përmes një konference për media.
Takimi me Këshillin Kombëtar të Sigurisë do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë Vucic pritet që adresimin e tij publik ta bëjë rreth orës 19:00 – 21:00.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…