Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi i shqiptarëve ka tashmë bustin e tij edhe në Malësinë e Trieshit në Mal të Zi. I pranishëm në ceremoni, kryetari i Komunës së Tuzit, tha se së shpejti Skënderbeu do të jetë edhe në Ulqin e Tuz.
Heroi Kombëtar i shqiptarëve tashmë e ka bustin e tij edhe në Triesh të Malësisë, në pjesën e Malit të Zi.
Pranë shkollës fillore qe mban emrin e “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, u lartësua edhe busti i ndërtuar me kontribut të bashkatdhetarëve në Amerikë.
Pjesëmarrës në këtë eveniment ishin personalitete të larta nga Malësia, Kosova, Shqipëria si dhe nga diaspora. Kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj, premtoi se pas këtij busti, do të bëhet e ngritja e shtatoreve të heroit tonë edhe në Ulqin e Tuz.
Të pranishmit i përshëndeti edhe këshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Flamur Gashi, i cili në emeë të institucionit të presidentit, i dha titullin “Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut”, ( pas vdekjes), ish-mësimdhënësit Gjon Lucaj.
Këngët patriotike e aktiviteti mori ngjyra festive nga interpretimet e këngëtarëve Nikollë Nikpelaj, Ilir Shaqiri, Shoqëria Kulturore Artistike“Besa”etj.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…