Në një raport të përgatitur nga Sky News Australia me titull “Trump ka për qëllim të zgjidh historinë mes Kosovës e Serbisë” , thuhet se Jared Kushner, dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donad Trump, rishtazi ka pritur në takime të ndara në Uashington presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sky News-Australia, shkruan nëse Trump do të mund t’i jap fund historisë mes dy vendeve që shumë liderë botëror dështuan të arrinin një marrëveshje.
Tashmë Donald Trump, duket se e ka marrë përsipër marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe këtë duket se do ta bëjë shpejtë.
Ai më parë kishte bërë edhe një marrëveshje të ngjashme ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.
Bashkimi Evropian është munduar me vite që të arrihet një marrëveshje, por që nuk ja ka arritur qëllimit, ndërsa tani Administrata e Donald Trump, dëshiron që ky konflikt të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
“Kjo marrëveshje e vogël në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i jepte një fitore të lehtë SHBA-së, por në veçanti Administratës së Donald Trump”, tha Ted Galen Carpenter profesor në Universitetin e Austin.